Sporti
Rivitalizimi i fushave sportive. Organizimi i ligave sportive amatore (futboll, basketboll, volejboll). Rritja e mbështetjes për klubet sportive të grave.
Transporti
Ndërtimi i shtigjeve të biçikletave dhe zonave të këmbësorëve. Vendosja sinjalistikës inteligjente dhe përmirësimi i sigurisë në trafik.
Mjedisi
Aksione për pyllëzim dhe pastrim të deponive të egra. Rritja e mbështetjes për përdorimin e energjisë diellore në institucionet publike. Këto masa dhe veprime nuk janë vetëm premtime – ato janë një plan konkret se si mund të ndërtojmë një komunë, ku të gjithë kanë mundësinë të jetojnë një jetë cilësore. Qëllimi ynë është ta bëjmë komunën tonë më moderne dhe më funksionale, me një mjedis të pastër, shërbime publike të aksesueshme dhe mundësi të barabarta për të gjitha gjeneratat. Ne besojmë se duke punuar së bashku, transparencë dhe llogaridhënie, ne mund të ndërtojmë një qytet në të cilin qytetarët do të ndihen krenarë dhe jeta e përditshme do të jetë e mbushur me dinjitet, siguri dhe perspektivë. Vizioni ynë për komunën është ndërtuar mbi parimet e barazisë, qëndrueshmërisë dhe solidaritetit. Ne duam të krijojmë një komunë lokale, ku të gjithë – të rinjtë, gratë, pensionistët, familjet, komuniteti i biznesit – ndihen të dëgjuar, të mbështetur dhe të përfshirë. Prandaj, ne kemi përgatitur një sërë politikash, aktivitetesh dhe projektesh të buta që do të avancojnë mirëqenien e përditshme të qytetarëve dhe do të mundësojnë zhvillim afatgjatë.
