SI ËSHTË GJENDJA?!
Vendi ynë gjendet në një udhëkryq. Për një kohë shumë të gjatë, problemet reale janë fshehur pas raporteve statistikore dhe deklaratave politike. E vërteta nuk mund të fshihet në interpretimet rozë duke u bazuar në të dhëna nga tabela të ndryshme - ajo dëgjohet nga zëri i qytetarëve, nga përpjekjet, frikërat dhe aspiratat e tyre të përditshme.
Ne nuk do t’i injorojmë këto zëra. Ne i dëgjojmë, i kuptojmë dhe veprojmë. Programi ynë nuk do të bazohet në premtime boshe, por duke u përballur me realitetin, duke kthyer shpresën e humbur nga tranzicioni shumë i gjatë i shoqërisë, integrimi i ngecur evropian dhe abuzimi i pushtetit gjithnjë e më i theksuar.
Më poshtë paraqesim sfidat kryesore me të cilat përballemi si shoqëri. Është koha të ballafaqohemi me to, pa frikë dhe pa u vonuar më shumë.