Kandidatë për këshilltarë për komunën e Zhelinës

  • 1. Dashmir Afeti, l. 1976, punon në DUT, LSDM
  • 2. Ermira Ziberi, l. 2001, profesoreshë e gjuhës gjermane, LSDM
  • 3. Almir Çelebi, i punësuar në drejtorinë e Kiper, LSDM
  • 4. Fisnik Rahmani, student, LSDM
  • 5. Neset Memeti, LSDM
  • 6. Durime Sejfulli, LSDM
  • 7. Muhamet Useini, LSDM
  • 8. Elmedin Selmani, LSDM
  • 9. Fatime Murati, studente, LSDM
  • 10. Driton Adili, l. 2001, menaxher i IT-së, LSDM
  • 11. Ermir Ramadani, l. 2001, LSDM
  • 12. Zamira Selimi, LSDM
  • 13. Emir Limani, l. 2003, LSDM
  • 14. Blerta Hismani, LSDM
  • 15. Qemal Neziri, LSDM

Të nderuar bashkëqytetarë,
Me ndjenjë përgjegjësie dhe përkushtimi e kemi pranuar nderin dhe besimin të jemi pjesë e listës këshilltare të LSDM-së dhe të kontribuojmë për një Zhelinë më të mirë dhe më të drejtë. Gjithmonë jemi angazhuar për prosperitetin e Zhelinës. Angazhimi ynë personal do të vazhdojë të jetë në funksion të përmirësimit të kushteve për të gjithë banorët e Zhelinës, veçanërisht për të rinjtë që kanë të ardhme këtu, e jo jashtë vendit tonë. Zhelina meriton infrastrukturë moderne, arsim më të mirë, mjedis jetësor më të pastër dhe kushte për një jetë dinjitoze. Së bashku mund ta shndërrojmë këtë vizion në realitet. Ju ftojmë të na e jepni besimin tuaj, mbështetjen tuaj dhe votën tuaj.

Vizioni i bartësit të listës këshilltare

Pse kandidoni përsëri? Cili është motivi?

Kandidoj përsëri sepse besoj që Zhelina meriton vazhdimësi në zhvillim. Motivi im është i qartë – jetë më e mirë për të gjithë, mundësi të barabarta dhe zgjidhje reale për problemet.

Sa është e rëndësishme të kesh vizion për komunën dhe për shoqërinë?

Vizioni është baza e çdo suksesi. Pa të nuk ka përparim. Vizon jo vetëm për komunën, por edhe për shoqërinë në tërësi – vizion për „një shoqëri për të gjithë“, që LSDM e promovon dhe e realizon.

Çfarë duhet të bëhet në mandatin e ardhshëm? A mjaftojnë projektet infrastrukturore?

Infrastruktura është e rëndësishme, dhe kemi arritur shumë, por tani duhet të fokusohemi edhe në shërbime publike më të mira, programe sociale, arsim dhe zhvillim ekonomik. Vetëm kështu do të bëjmë ndryshim të vërtetë.

Sa janë të rëndësishëm të rinjtë për komunën tonë?

Të rinjtë janë e ardhmja e Zhelinës. Do të investojmë në ta përmes projekteve arsimore, sportive dhe kulturore, por edhe do të krijojmë kushte që të mbeten dhe të përparojnë këtu, në shtëpi.

Si e shihni sigurinë e përgjithshme të qytetarëve?

Siguria duhet të jetë prioritet. Do të punojmë me institucionet për ndriçim më të mirë, mbikëqyrje dhe parandalim. Të gjithë qytetarët meritojnë komunë të sigurt.

A është planifikimi i mirë çelës për jetë më të mirë?

Po, planifikimi është vendimtar. Pa kaos, me vizion të qartë për hapësirën dhe me mobilitet të qëndrueshëm, do të mundësojmë përditshmëri më cilësore për të gjitha gjeneratat.

Ndotja dhe mbeturinat – a jemi të dënuar me to?

Nuk jemi të dënuar. Përkundrazi, tashmë kemi bërë hapa, dhe vijojnë edhe më shumë: pastrimi i deponive ilegale, eko-nisma dhe higjienë publike më e mirë me përfshirjen e qytetarëve.

A mund të rikthehet besimi në sistem?

Mund të rikthehet, me punë, llogaridhënie dhe transparencë. Do të jemi plotësisht të hapur ndaj qytetarëve – paratë tuaja, projektet tuaja, zëri juaj. Vetëm kështu do të ndërtojmë besim.

Emigrimi dhe nataliteti – a kemi të ardhme pa njerëz?

Nuk kemi të ardhme pa njerëz. Prandaj do të investojmë në ekonominë lokale, mbështetje për familjet e reja, dhe do të krijojmë perspektivë reale – që njerëzit të mbeten dhe të kthehen.

Pse qytetarët të votojnë për ju?

Sepse jam një prej jush – grua, qytetare e kësaj komune, me rezultate pas vetes dhe vizion të qartë përpara. LSDM sjell konceptin „një shoqëri për të gjithë“ dhe me besimin tuaj, do të vazhdojmë të ndërtojmë komunë që funksionon për të gjithë.

Bashkërisht t'i ndryshojmë gjërat!

Projektet kapitale

Kopsht i ri për fëmijë në Zhelinë

Përshkrimi i projektit

Projekti parasheh ndërtimin e një kopshti krejtësisht të ri modern për fëmijë në f. Zhelinë. Objekti do të ketë kapacitet prej 80-100 fëmijë me kushte moderne. Do të punësohen edukatorë të rinj dhe personel ndihmës. E nevojshme për komunën.

Ndikimi i projektit:

Me ndërtimin e këtij kopshti do të zgjidhet problemi shumëvjeçar me mungesën e kapaciteteve publike për kujdesin e fëmijëve.

Grupi target: Fëmijë nga 1 deri në 5 vjeç

Afati i realizimit: 2027

Buxheti

400,000

Shëtitore përgjatë lumit Vardar në Zhelinë

Përshkrimi i projektit

Projekti parasheh rregullimin e hapësirës përgjatë lumit me shtigje për këmbësorë, pajisje urbane, stola, ndriçim, rreshta drurësh dhe zona rekreative.

Ndikimi i projektit:

Do të krijohet një hapësirë e re për pushim, rekreacion dhe socializim, veçanërisht për të rinjtë. Me këtë do të rritet atraktiviteti i vendbanimit.

Grupi target: Të gjithë qytetarët, veçanërisht të rinjtë, sportistët dhe familjet.

Afati i realizimit : 2028 

Buxheti

350,000

Rekonstruksion i shkollës fillore „Hasan Tahsini“ f. Rogle

Përshkrimi i projektit:

Projekti parasheh rekonstruksion të plotë të objektit të SHF „Hasan Tahsini“ në fshatin Rogle. Do të kryhen ndërhyrje ndërtimore në konstruksionin e kulmit, fasadën, dritaret dhe dyert, do të zëvendësohen instalimet elektrike dhe ujësjellëse. Brenda shkollës do të vendosen dysheme të reja, sanitare, ndriçim dhe pajisje për klasat, tabela interaktive.

Ndikimi i projektit:

Me rekonstruksionin do të përmirësohen ndjeshëm kushtet për mësim dhe qëndrim të nxënësve dhe kuadrit arsimor. Projekti do të kontribuojë për arsim më cilësor, motivim te nxënësit, si dhe një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për zhvillim dhe mësim.

Grupi target: Nxënësit, mësuesit dhe prindërit në f. Rogle.

Afati i realizimit: 2028

Buxheti

275000

Projektet

Ndërtimi i një fushe sportive në fshatin Çiflik

Përshkrimi i projektit:

Fshati Çiflik, si një nga vendbanimet rurale të Komunës së Zhelinës, nuk ka hapësirë të përshtatshme sportive për rekreacion të të rinjve dhe aktivitete të organizuara. Me këtë projekt parashihet ndërtimi i një fushe sportive multifunksionale, në lokacionin e paraparë pranë SHF „Pashko Vasa“.

Ndikimi i projektit:

Ndërtimi i fushës do të sigurojë hapësirë të përshtatshme për aktivitet fizik, shoqërim dhe organizim të ngjarjeve sportive për të rinjtë nga f. Çiflik dhe fshatrat përreth. Do të nxisë jetë të shëndetshme dhe do të krijojë një qendër për socializim në fshat.

Grupi target: Të rinjtë, nxënësit, sportistët.

Afati i realizimit: 2026

Buxheti

175000

Qendër multifunksionale për të rinjtë me bibliotekë dhe hapësirë të përshtatshme për shoqërimin e pensionistëve.

Përshkrimi i projektit:

Ky projekt ka për qëllim ndërtimin e një objekti komunal multifunksional në zonën qendrore të Zhelinës, i cili do të shërbejë si qendër kulturore, edukative dhe sociale për të rinjtë, nxënësit, pensionistët dhe të gjithë banorët e komunës. Objekti do të jetë i qasshëm për të gjithë.

Ndikimi i projektit:

Me këtë qendër, komuna fiton një vend të vërtetë për socializim, energji rinore dhe kujdes për të moshuarit. Të rinjtë do të kenë hapësirë për zhvillim, projekte. Pensionistët vend për socializim dhe plakje dinjitoze, qendër për të gjithë komunitetin.

Grupi target: Të rinjtë, studentët, nxënësit, pensionistët, organizatat qytetare.

Afati i realizimit : 2026-2027

Buxheti

250000

Projektet vendore